Printer-friendly version

A Eshte Mormonizmi I Krishtere?

A Eshte Mormonizmi I Krishtere?

 

A është mormonizmi i krishterë? Kjo ndoshta duket si një pyetje misterioze si për shumë Mormonë, ashtu edhe për disa të krishterë. Mormonët do të shënojnë se ata e përfshijnë Biblën ndërmjet katër librave, të cilët ata i mbajnë si Shkrimet e Shenjta dhe se besimi në Jezu Krishtin është në qendër të fesë së tyre, siç evidentohet edhe nga emri i tyre zyrtar, Kisha e Jezu Krishtit e Ditëve të Fundit (KJKDF). Për më tepër, shumë të krishterë e kanë dëgjuar Korin e Tabernakullit Mormon të këndojë himne të krishterë dhe i ka bërë përshtypje të mirë vendosmëria e tyre për virtyte të larta morale dhe familje të forta. A nuk të çon kjo të mendosh se Mormonizmi është i krishterë?

"Që të zgjidhim këtë çëshje në mënyrë të drejtë dhe të saktë kemi nevojë të krahasojmë me shumë kujdes bazat e doktrinës së fesë Mormone me doktrinat themelore të krishtërimit historik dhe biblik."

Që të zgjidhim këtë çëshje në mënyrë të drejtë dhe të saktë kemi nevojë të krahasojmë me shumë kujdes bazat e doktrinës së fesë Mormone me doktrinat themelore të krishtërimit historik dhe biblik. Për të paraqitur pozitën e Mormonizmit jemi bazuar në doktrinat shumë të njohura Mormone, tre të parat e të cilave janë botuar në kishën e Jezu Krishtit të Ditëve të Fundit: Parimet e Ungjillit (1997) Arritja e Një Martese Hyjnore (1976) dhe Një studim I Artikujve të Besimit (1979) nga apostulli Xhejms Tollmixh, i KJKDF-së, si edhe Doktrinat e Shpëtimit (3 vëllime) nga presidenti i dhjetë i Kishës së Jezu Krishtit të Ditëve të Fundit (KJKDF) dhe profeti Jozef Fillding Smith, Doktrina Mormone (botimi i dytë 1979) nga apostulli i KJKDF Brus R Mek Konki dhe Mësimet nga Profeti Jozef Smith.

1. A Ka Me Shume Se Nje Zot Te Vertete?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohëve kanë besuar se ka vetëm një Perëndi të Vërtetë dhe të Gjallë dhe përveç Tij nuk ka Perëndi të tjerë. (Ligji i Përtërirë 6:4; Isaia 43: 10; 11; 44:6,8; 45:21, 22; 46:9; Marku 12:29-34).

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se ka shumë Perëndi (Libri i Abrahamit 4:3), dhe se mund të bëhemi perëndi dhe perëndesha në mbretërinë qiellore (Arritja e Një Martese Hyjnore, faqe 130; Doktrina dhe Marrëveshje, 132:19-20; Doktrina Mormone, faqe 321). Gjithashtu mëson se ata që arrijnë të bëhen hyjni, do të kenë fëmijë shpirtëra të cilët do të adhurojnë dhe lusin ata, ashtu si ne adhurojmë dhe lusim Perëndinë-Atë (Parimet e Ungjillit, faqe 302).

2. A Ishte Perdndia Njeri Si Ne Dikur?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur, gjatë kohëve kanë besuar se Perëndia është Frymë (Gjoni 4:24; I Tim 6:15, 16), Ai nuk është një njeri (Numrat 23:19, Osea 11:9, Rom 1:22, 23), dhe ka ekzistuar përjetësisht si Perëndi-i plotfuqishëm, i gjithëpranishëm, i gjithëdijshëm (Psalmi 90:2; 139:7-10; Isa 40:28; Luka 1:37).

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se Perëndia-Atë ishte njëherë një njeri si ne, i cili përparoi që të bëhej një perëndi dhe ka një trup me mish e kocka (Doktrina dhe Marrëveshje 130:22: “Perëndia ishte një herë si jemi ne tani dhe ështe një njeri i lartësuar, dhe i ulur në fronin e tij në parajsat e pakufi.” nga Mësimet e Profetit Jozef Smith, faqe 345-347; Parimet e Ungjillit, faqe 9; Artikujt e Besimit, faqe 430, Doktrina Mormone, faqe 321). Në të vërtetë, Kisha Mormone mëson se vetë Perëndia ka një baba, një gjysh, një infinit (Mësimet e Profetit Jozef Smith, faqe 373; Doktrina Mormone, faqe 577).

3. Jezusi Dhe Satani, a Jane Vellezer Shpirterore?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohëve kanë besuar se Jezu Krishti është Biri i vetëm i Perëndisë; Ai gjithmonë ka ekzistuar si Perëndi dhe Ai është i barabartë me Atin dhe ka ekzistuar gjithmonë me Atin (Gjoni 1:1,14; 10:30; 14:9; Kol 2:9). Asnjëherë më pak se Perëndi, në kohën e caktuar, Ai vuri mënjanë lavdinë që gëzonte me Atin (Gjoni 17: 4,5; Fil 2:6-11) dhe u bë njeri për shpëtimin tonë. Mëshirimi i tij u realizua nëpërmjet ngjizimit të mbinatyrshëm nga Shpirti i Shenjtë dhe lindja nga një e virgjër. (Mat 1:18-23; Luka 1:34, 25).

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se Jezu Krishti është vëllai ynë i madh i cili përparoi në hyjni, i krijuar në fillim si një fëmi shpirt nga Ati në Parajsë dhe nga një nënë qiellore dhe më pas i ngjizur fizikisht nga Ati qiellor dhe nga një nënë tokësore (Arritja e Një Martese Qiellore, faqe 129; Doktrina Mormone, faqe 546-547; 742). Doktrina Mormone pohon se Jezusi dhe Lusiferi janë vëllezër (Parimet e Ungjillit, faqe 17-18; Doktrina Mormone, faqe 192).

4. A Eshte Perendia Trini?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohëve kanë besuar se Ati, Biri dhe Shpirti ose Fryma e Shenjtë nuk janë Perëndi të ndara nga njëri-tjetri ose qënie të veçanta, por janë persona të dallueshëm në Trini. Gjatë gjithë Dhjatës së Re, Biri, Shpirti i Shenjtë dhe Ati janë identifikuar të ndarë si një veprim i Perëndisë (Biri: Marku 2:5-12; Gjoni 20:28; Fil 2:10,11; Shpirti i Shenjtë: Vep. 5:3,4; 2 Kor 3:17,18; 13:14); por në të njëjtën kohë Bibla mëson se të tre janë vetëm një Perëndi (shih pikën 1).

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë tre Perëndi të ndara (Mësimet e Profetit Jozef Smith, faqe 370; Doktrina Mormone, faqe 576-577). Biri dhe Fryma e Shenjtë janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Atit Qiellor dhe i një gruaje qiellore (Jozef Fillding Mek Konki, Enciklopedia e Mormonizmit, vëll 2, faqe 649).

5. A Ishte Mekati I Adamit Dhe Eves, Nje Bekim Ose Nje E Keqe E Madhe?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohës kanë besuar se Rënia ishte një e keqe e madhe dhe si rezultat mëkati hyri në botë, duke bërë që të gjitha qëniet njerëzore të jenë nën ndëshkim dhe vdekje. Jemi lindur me një natyrë mëkatare dhe do të gjykohemi për mëkatet që bëjmë si individë (Ezek 18: 1-20; Rom 5:12-21).

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se mëkati i Adamit ishte “një hap i nevojshëm në planin e jetës dhe një bekim i madh për të gjithë ne” (Parimet e Ungjillit, faqe 33; Libri i Mormonëve — 2 Nefi 2:25; Doktrina e Shpëtimit, vëllimi 1, faqe 114-115).

6. A Mund Te Vijme Perpara Perendise?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohës kanë besuar se nuk mund të bëjmë asgjë që të meritojmë shpëtimin dhe jetën e përjetshme, sepse të shkëputur nga Krishti, ne jemi shpirtërisht të “vdekur në mëkatet tona” (Efes 2:1,5). Nëpërmjet besimit, jo nga veprat tona të mira, Perëndia na I fal mëkatet dhe na bën të denjë të jetojmë në prezencën e Tij (Efe 2:8,9; Titi 3:5,6). Një zemër e re, e cila dëshiron ti bindet ligjit të Perëndisë, është më saktë rezultati i shpëtimit. (Megjithatë, është tepër e vërtetë, sepse pa dëshminë e një sjelljeje të ndryshuar, dëshmia e një personi për besimin në Krisht mund të vihet në dyshim; shpëtimi nëpërmjet hirit dhe vetëm nëpërmjet besimit, nuk do të thotë që mund të jetojmë ashtu siç duam — Rom 6:1-4).

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se jeta e përjetëshme në praninë e Perëndisë “mbretëria qiellore” duhet të fitohet duke iu bindur ligjeve dhe urdhërave të ndryshme të KJKDF. Veprat janë detyrim për shpëtim (hyrja në “mbretërinë qiellore” — Parimet e Ungjillit faqe 303-304; Perla Me Cmim Të Lartë — Artikulli i Tretë i Besimit; Doktrina Mormone, faqe 339, 671; Libri i Mormonëve — 2 Nefi 25:23).

7. A Perfitojne Ata Qe Nuk E Besojne Jezu Krishtin Nga Vdekja E Tij?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohës kanë besuar se puna shfajësuese e Krishtit është e para zgjidhje dhe kryesorja për problemin e mëkatit të njerëzimit. Megjithatë, të gjithë ata që nuk pranojnë hirin e Perëndisë, në këtë jetë, nuk do të kenë pjesë në shpëtimin e Perëndisë, por do të jenë nën ndërshkimin e Perëndisë për përjetësi (Gjoni 3:36; Heb 9:27; 1 Gjoni 5:12).

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se qëllimi i vdekjes së Krishtit në kryq, ishte të fitohej ringjallja dhe pavdekësia për të gjithë njerëzit, pavarësisht nëse ata e pranojnë Krishtin me besim. Puna e Krishtit në kryq, është vetëm një pjesë e gjërave që duhet të bëjmë për të fituar jetë të përjetëshme, dhe duhet të shtojmë bindjen e të gjitha urdhërimeve të kishës Mormone, si edhe disa nga ritualet që bëhen në tempullin Mormon (Doktrina Mormone faqe 669; Parimet e Ungjillit, faqe 74-75).

8. A Eshte Bibla Fjala Perfundimtare e Perendise?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohëve kanë besuar se Bibla është e vetmja, e pagabueshmja dhe e fundit Fjalë e Perëndisë (2 Tim 3:16; Heb. 1:1,2; 2 Pjet. 1:21) dhe se ajo do të jetë përgjithmonë (1 Pjet 1:23-25). Ruajtja hyjnore e tekstit të Biblës nga ana e Perëndisë, ishte mrekullisht e konfirmuar në zbulimin e Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur.*

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se Bibla ka qenë korruptuar, i mungojnë shumë “pjesë të qarta dhe të vlefshme” dhe nuk ka plotësinë e Ungjillit (Libri i Mormonëve — 1 Nefi 13:26-29; Doktrinat e Shpëtimit, vëll. 3, faqe 190-191).

9. A Eshte Korruptuar Plotesisht Kisha e Hereshme?

Bibla mëson dhe kristianët e rilindur gjatë kohëve kanë besuar se Kisha e vërtetë u krijua në mënyrë hyjnore nga Jezusi dhe kurrë nuk ka mundur dhe nuk do të mund të zhduket nga toka (Mat 16:18; Gjoni 15:16; 17:11). Të krishterët pohojnë se ka pasur kohë korruptimi dhe braktisjeje brenda kishës, por besojnë se gjithmonë ka qënë një pjesë që qëndruan të fortë në parimet biblike.

Në të kundërt, Kisha Mormone mëson se ka ndodhur një braktisje fatale e kishës së krijuar nga Jezu Krishti. Kjo braktisje “ende mbizotëron, me përjashtim të atyre që njohin ungjillin e restauruar” të Kishës Mormone (Parimet e Ungjillit, faqet 105-106; Doktrina Mormone faqe 44).

 



Përfundim: Pikat e mësi perme me gërma të pjerrëta përbëjnë ungjillin e përbashkët që besohet nga të gjithë të krishterët e rilindur gjatë gjithë kohëve pavarësisht nga emërtimet dhe ndarjet e kishave. Nga ana tjetër, disa fe si Mormonizmi predikojnë të jenë të krishterë në besim dhe në praktikë, por pranojnë si Shkrime artikuj jashtë Biblës, mësojnë doktrina që kontradiktojnë Biblën dhe mbahen fort në besime të huaja nga mësimet e Jezusit.

Mormonët kanë shumë terma të rëndësishme biblike dhe norma etike me të krishterët e rilindur. Megjithatë, pikat e mësipërme janë shembuj të ndryshimeve thelbësore dhe të papajtueshme midis Kristianizmit historik e biblik dhe Mormonizmit. Ndërsa këto dallime nuk na ndalojnë të jemi miqësorë me Mormonët, nuk mund t’i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra në Krisht. Bibla në mënyrë të veçanërisht na paralajmëron për profetët e rremë të cilët do t’ju mësojnë “një ungjill tjetër”, i përqëndruar rreth “një Jezusi tjetër” dhe i dëshmuar nga një “shpirt tjetër” (2 Kor 11:4, 13-15; Gal 1:6-9). Duke u bazuar në evidencat e paraqitura më sipër, besojmë se Mormonizmi përfaqëson një ungjill tjetër të korruptuar.

Është thënë se nëse ndonjë pranon se është mormon, por mohon të gjitha parimet bazë të Mormonizmit — se Jozef Smith-i ishte një profet i perëndisë, se Libri i Mormonëve është i vërtetë dhe i frymëzuar hyjnërisht, se Perëndia më parë ishte një njeri i cili përparoi në hyjni duke mbajtur ligjet e urdhërat e KJKDF dhe se Kisha Mormone është krijuar në mënyrë hyjnore — të gjithë mormonët e tjerë nuk do të të pranojnë të quhesh një Shenjt i Ditëve të Fundit. Një njeri nuk mund ta quajë veten Mormon nëse nuk beson doktrinat themelore të besimit Mormon, që të gjithë Mormonët besojnë. Për të njëjtën arsye, nëse të Shenjtët e Ditëve të Fundit nuk besojnë as të vërtetat themelore biblike që të gjithë të krishterët e tjerë besojnë, si mundet që të krishterët në mënyrë logjike ti pranojnë ata si miq të krishterë?

Nëse Mormonët besojnë se ata janë të vetmit krishterë të vërtetë, ata nuk duhet të përpiqen ta quajnë veten si pjesë e Kishës së Krishterë. Në vend të kësaj, duhet t’i thonë botës hapur se ata që pretendojnë se janë të krishterë të rilindur, dhe se Mormonët janë të krishterët e vërtetë. Kjo, në fakt, është çfarë mësojnë privatisht por jo publikisht.
 



* Dokumentet dhe informacion të mëtejshëm jepen falas nga:

Institute for Religious Research
600 West Street
Cedar Springs, MI 49319
USA             (616) 451-4562      
Internet: www.irr.org

email: info@irr.org