Menu
Map
Përshkrimi zyrtar i Vizionit të Parë të Jozef Smithit:
Vitin e dytë pasi lëvizëm me shtëpi në Mançester, atje ekzistonte një entuziazëm i pazakontë për sa i përket temës së besimit. Filloi me Metodistët, por shpejt u përhap mes të gjitha sekteve në atë rajon të vendit ... dhe turma të mëdha bashkoheshin me grupet e ndryshme fetare .... Disa qëndronin për besimin Metodist, disa për atë Presbiteran dhe disa për atë Baptist ...mendja ime anonte ndaj sektit Metodist ... por kaq e madhe ishte rrëmuja dhe çoroditja mes sekteve të ndryshme, saqë ishte e pamundur ... të arrije në ndonjë konkluzion të sigurtë se kush kishte të drejtë dhe kush e kishte gabim .... Kështu në përputhje me këtë vendosa të pyes Zotin dhe u futa në pyll për të bërë një përpjekje të tillë. Ndodhi në mëngjesin e një dite të kthjellët e të bukur, herët në pranverën e tetëqind e dyzetës .... Rashë në gjunjë dhe fillova t'i ofroj Zotit dëshirat e zemrës. Pashë një rreze drite tamam mbi kokën time .... Kur drita ishte mbi mua, pashë dy Persona, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve janë të papërshkrueshme .... Njëri nga ata m'u drejtua duke më thirrur në emër dhe tha duke treguar tjetrin me gisht. — Ky është Biri Im i dashur. Dëgjoje Atë! ... Unë u kërkova atyre të qëndronin në dritë, se cili nga të gjitha sektet kishte të drejtë (sepse në atë kohë nuk kishte zënë vend në zemrën time mendimi se të gjithë e kishin gabim) — dhe me cilin duhet të bashkohesha. Më thanë të mos bashkohesha me asnjërin prej tyre, sepse të gjithë e kishin gabim .... Megjithatë, shpejt arrita të zbuloja se tregimi i historisë time ngjalli shumë paragjykime kundër meje dhe pohuesve (besimtarëve) të fesë dhe ky ishte shkaku i një persekutimi të madh, që vazhdoi të rritej; dhe megjithëse unë isha një djalë i jo i njohur, vetëm rreth katërmbëdhjetë ose pesëmbëdhjetë vjeç ... megjithatë njerëz të një rangu të lartë do të më kushtonin vëmendje të mjaftueshme për të nxitur njerëzit kundër meje dhe për të krijuar një persekutim të hidhur; dhe kjo ishte e njëjtë mes të gjitha sekteve — të gjithë u bashkuan për të më persekutuar. — Perla e Çmimit të Madh, Jozef Smith — Historia 1:5-8, 14-19, 22
Historia e Vizionit të Parë të Jozef Smithit, e cituar më lart, është një nga deklaratat e të vërtetës themelore të kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditës së Vonë (Mormonëve). Rëndësia e saj është përshkruar si «dytësore vetëm pa besimin në hyjnishmërinë e Jezusit të Nazaretit».1Apostulli i Mormonëve Hugh B. Braun deklaroi:
Vizioni i Parë i profetit Jozef Smith përbën bazën kryesore të kishë që u organizua më vonë. Nëse ky Vizion i Parë ishte vetëm një fragment i imagjinatës së Jozef Smithit, atëherë kisha e Mormonëve është një mashtruese e ligë dhe e hapur, siç thonë kundërshtarët e saj (Jeta me bollëk, fq. 310-311).
Nëse ka edhe sadopak mundësi që kjo pikë kyçe në historinë e Mormonëve të jetë një fabrikim, cili Shenjt i Ditës së Vonë nuk do të kishte dëshirë t'i dinte të gjitha faktet që dëshmojnë për këtë? Ky pamflet ju siguron fakte historike që e vendosin Vizionin e Parë të Jozef Smithit në një dritë të re. Sot shumë Shenjtër të Ditës së Vonë nuk kanë njohuri për detajet e rëndësishme historike që janë hequr ose fshehur me qëllim, duke përfshirë faktet e mëposhtme.2
Asnjë ringjallje në 1820-ën
Vendi, ku Jozef Smithi banonte, nuk përjetoi ndonjë ringjallje në 1820-ën ashtu siç e përshkruan ai, me të cilën «turma të mëdha» u bashkuan me kishat Metodiste, Baptiste dhe Presbiteriane. Sipas burimeve të hershme, që përfshijnë raporte të konferencave kishtare, gazeta, shtypi periodik i kishës, regjistrime presbitere dhe intervista të publikuara, asnjë ringjallje nuk ka ndodhur në 1820-21-in, që t'i përshtatet përshkrimit të Jozefit. Nuk ka pasur rritje të konsiderueshme në numrin e anëtarëve të kishës në Palmira, Mançester, në zonën e Nju Jorkut3 gjatë 1820-21, rritje që shoqëron ringjalljet e mëdha. Për shembull, në 1820-ën, Kisha Baptiste në Palmira pranoi 8 njerëz përmes rrëfimit të besimit dhe pagëzimit, kisha Presbiterane u rrit me 14 anëtarë, kurse rrethi Metodist humbi 6 anëtarë duke rënë nga 677 në 1819 në 671 në 1820 dhe në 622 në 1821 (shikoni «Arkivat» e Kishës Presbiterane në zonën e Gjenevës, Shoqërinë Historike Presbiterane, Filadelfia; PA: «Regjistrimet për Kishën e Parë Baptiste në Palmira». Shoqërinë Historike Baptiste Amerikane, Roçester, NY; Minuta të Konferencës Vjetore të Metodistëve, Rrethi Ontario, 1818-1821, fq. 312, 330, 346, 366).
Në përshkrimin e tij të 1838-ës, Jozef Smithi deklaron që nëna e tij, motra dhe dy vëllezërit vendosën të bashkoheshin me Kishën Presbiterane lokale si rezultat i kësaj ringjalljeje të 1820-ës.
Megjithatë, nëna e Jozefit, Lusi, na tregon që ringjallja që e bëri atë të bashkohej me kishën ndodhi pas vdekjes së birit të saj, Alvin. Alvini vdiq në 19 Nëntor 1823 dhe si vazhdim të asaj humbjeje të dhimbshme Lusi Smith raporton që:
në këtë kohë ndodhi një ringjallje e madhe në besim dhe gjithë zona ishte shumë e ndikuar nga kjo dhe bashkë me të tjerët, bashkoheshim në shtëpinë e takimeve për të parë nëse kishte ndonjë fjalë qetësuese për ne që të na çlironte ndjenjat e mbingarkuara (Dorëshkrimi i parë i «Historisë së Lusi Smithit» fq. 55, LDS Arkivat e kishës).
Lusi shton që burri i saj frekuentonte vetëm takimet e para. Ai nuk kishte asnjë kundërshtim që ajo dhe fëmijët «të shkonin e të bëheshin anëtarë të kishës».
Ka shumë fakte të tjera që ringjallja, që Lusi Smith përmend u shfaq duke filluar në pranverën e 1824-ës. U raportua në të paktën një duzinë gazetash dhe në shtypin periodik fetar (për shembull, shikoni një letër të Xhorxh Lein të daturar 25 Janar 1825, në revistën Metodiste të 8 Prillit të 1825: 159 dhe një shënim në një gazetë në Palmira, Uein Seutinel [15 Shtator 1824]:3).4 Arkivat e kishës nga ajo kohë tregojnë rritje të numrit të anëtarëve si rezultat i pranimit të të konvertuarve të rinj. Kisha Baptiste pranoi 94, Presbiteriania 99, kurse forca Metodiste u rrit me 208. Asnjë ringjallje e tillë me «turma të mëdha» nuk është shfaqur në 1820-ën në zonën Palmira, Mançester siç thotë Jozefi.
Është e qartë se këto fakte që ringjallja që Jozef Smithi përshkruan nuk është shfaqur në 1820, por në 1824-ën. Kur Jozef Smithi shkroi versionin e 1838-ës të historisë së tij, ai në mënyrë arbitrare e lëvizi këtë ringjallje katër vjet më përpara në 1820-ën dhe e bëri pjesë të historisë së Vizionit të Parë që as nëna e tij, as shoqëruesit e afërm nuk e kishin përjetuar në ato vite. (Për detaje të mëtejshme shikoni, Dialog: Një Gazetë e Mendimit Mormon, Pranverë 1969, fq. 59-100).
A përbën ndonjë problem ndryshimi prej 4 vjetësh për historinë e Jozefit? Sigurisht që po. Jozefi përshkruan një sekuencë 10 vjeçare të ngjarjeve që fillojnë me Vizionin e Parë dhe mbaron me botimin e Librit të Mormonëve në 1830. Nëse kjo sekuencë nuk filloi deri në vitin 1824, ka vetëm 6 vjet për të përshtatur sekuencën 10 vjeçare që Jozefi thotë se u shfaq përpara se të shtypej Libri i Mormonëve. Në historinë ashtu siç paraqitet në shkrimet e Mormonëve, Jozefi thotë se në 1823-in, tre vjet pas Vizionit të Parë në 1820-ën, ai u takua me engjëllin Moroni. Moroni i tregon Jozefit për pjatat e arta, por thotë që ai duhet të presë katër vjet para se t'i marrë ato. Në 1827-ën Jozefi merr pllakatet e arta dhe tre vjet më vonë (1830) boton Librin e Mormonëve.
Megjithatë kini parasysh që Jozefi e lidhi Vizionin e Parë me një entuziazëm të madh fetar në zonën e Mançesterit në Palmira. Siç është dokumentuar më lart, ne tashmë e dimë që kjo ringjallje ndodhi jo në 1820-ën, por në 1824-ën. Kjo do të thotë që vizita fillestare e engjëllit Moroni 3 vjet pas Vizionit të Parë duhet të datohet në 1827. Kur ne shtojmë 4 vitet e tjera që Jozefi thotë se ai duhej të priste për të marrë pjatat, ai nuk do t'i kishte ato deri në 1831-in. Por në këtë kohë, Libri i Mormonëve ishte në shtyp. Sekuenca 10-vjeçare e ngjarjeve që Jozefi gërmëzoi në historinë e Vizionit të Parë thjeshtë nuk përputhet me hapësirën kohore mes 1824 dhe 1830-ës, data e shtypjes së Librit të Mormonëve.
Si u bë e mundur që origjina e historisë së Mormonëve të komplikohej kaq shumë? Një pjesë e përgjigjes gjendet në faktin se vetë Jozef Smithi e tregoi historinë në shumë mënyra të ndryshme.
Një histori gjithnjë në ndryshim
Në 1832-in, Jozef Smithi filloi një përshkrim të origjinës së kishës së Mormonëve (e vetmja e shkruar me dorën e tij që është mjaft e ndryshme nga historia zyrtare e Vizionit të Parë, e treguar 6 vjet më vonë. Ky përshkrim i 1832-it, i cili njihet si përshkrimi i çuditshëm i Jozefit, nuk përfundoi kurrë dhe për shumë vite u mbajt i fshehur nga njerëzit. U botua në Studimet e Universittetit të Ri Brigham, në pranverë të 1869, fq. 278 ff. dhe gjithashtu përfshihet në Shkrimet Personale të Jozef Smithit të Dean L. Jesuit (Salt Lake City: Libri Deseret, 1984).
Në këtë version Jozefi e paraqet veten si një djalë që mes moshës dymbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjeçare, ishte një lexues perceptiv dhe i përkushtuar i Biblës. Ai thotë që ishte studimi i Shkrimeve të Shenjta që e çoi atë të kuptonte që të gjitha emërtimet fetare e kishin gabim. Ai shkroi: «Duke hulumtuar Shkrimet e Shenjta unë zbulova që njerëzimi nuk erdhi tek Zoti, por që ata ishin larguar nga besimi i gjallë e i vërtetë dhe se nuk ekziston ndonjë shoqëri ose emërtim fetar i ngrituar mbi Ungjillin e Jezu Krishtit siç është regjistruar në Dhjatën e Re (Shkrime Personale, fq. 5).
Gjashtë vjet më vonë, kur Jozefi nxorri përshkrimin e tij zyrtar të Vizionit të Parë, ai e ndryshoi historinë e tij dhe nuk tha më që studimi i tij personal i Biblës e çoi atë në konkluzionin që të gjitha kishat e kishin gabim. Në vend të kësaj, ai tha që Ati dhe Biri i treguan atij që të gjitha kishat e kishin gabim dhe ai «s'duhej të bashkohej me asnjërën». (Për ironi, historianët Mormonë kanë dokumentuar faktin që Jozef Smithi u bashkua me një klasë të kishës Metodiste në 1828-ën).5 Ai tha se ishte çuditur nga ky lajmërim. Sepse ai shtoi një parantezë: «në këtë kohë nuk më kishte zënë vend në zemër mendimi se të gjithë e kishin gabim». Jozefi kundërshton vetveten, megjithatë, në disa paragrafë më parë në po këtë përshkrim ai pati deklaruar: «Unë shpesh i thoja vetes ... Kush nga të gjitha këto grupe ka të drejtë, apo që të gjithë e kanë gabim»? Kjo deklaratë shfaqet në dorëshkrimin origjinal (Shikoni Studime të Universitetit të Ri Brigham të cituar më lart. fq. 290), por një kundërshtim kaq serioz nuk mund të lejohej të qëndronte si pjesë e një versioni zyrtar dhe kështu, pas vdekjes së Jozefit, fjalët bezdisëse u hoqën.
Edhe pa këtë kontradiktë përshkrimi zyrtar i 1838-ës bie ndesh me versionin e 1832-it. Në përshkrimin e 1832-it është të lexuarit e Biblës nga Jozefi që e shtyu atë tek Zoti, ndërsa në historinë e 1838-ës është një ringjallje (e paqenë e 1820-ës) që e motivon atë.
Në version e 1832-it Jozefi vetëm përmend shfaqjen e Krishtit, ndërsa në renditjen e 1838-ës ai thotë që të dy, Ati e Biri u shfaqën . Në përshkrimin e 1832-it ai e di që të gjitha kishat e kanë gabim, kurse në histor-në e 1838-ës, ai thotë se ai nuk e kishte kuptuar kurrë që të gjitha e kishin gabim derisa dy hyjnitë e informuan atë për këtë fakt.
Nëna e Jozefit, në të njëjtën mënyrë nuk dinte asgjë për një vizion të Atit dhe Birit në Korijen e Shenjtë. Në përshkrimin e saj të pabotuar ajo e cakton origjinën e Mormonizmit në vizitën në një dhomë gjumi nga një engjëll. Jozefi në atë kohë po «peshonte se cila nga të gjitha kishat ishte e vërtetë». Engjëlli i tregoi atij «nuk ka asnjë kishë të vërtetë në tokë. Jo, asnjë» (Dorëshkrimi i parë: «Historisë së Lusi Smithit» fq. 46, LOS Arkivat e kishës).
Prapë, një version tjetër i Vizionit të Parë u botua në 1834-35 në shtypin periodik. Shenjtët e Ditës së Vonë Lajmëtarë dhe Avokatë (Messenger and Advocate) (Vol. 1, fq. 43, 78). Ky përshkrim u shkrua nga udhëheqësi i LDS-së Oliver Louderi me ndihmën e Jozef Smithit. Ai tregon se si një ringjallje në 1823-in e bëri 17 vjeçarin Jozef Smith6 të nxitej në çështjen e fesë. Sipas Louderit, Jozefi «dëshironte të dinte për vete për sigurinë dhe realitetin e fesë së pastër dhe të shenjtë» (fq. 78). Ai gjithashtu u lut «nëse një qenie supreme ekzistonte, që të kishte një siguri që ai ishte i pranuar prej tij» dhe «në manifestim në njëfarë mënyre që mëkatet e tij ishin falur» (si më lart, 78, 79). Sipas përshkrimit të tij, një engjëll (jo një hyjni) u shfaq në dhomën e gjumit të Jozefit për t'i treguar atij se mëkatet i ishin falur.
Konfliktet e nxjerra nga ky përshkrim janë të shumta. Së pari, data e ringjalljes jepet si 1823, në vend të 1820-ës . Së dyti, nëse Jozefi kishte pasur përpara një vizion të Atit dhe të Birit në 1820, pse i duhej të lutej në 1823-in nëse një qenie Supreme ekzistonte? Së treti, kur ringjallja e shtyu atë të lutej, personi që shfaqet është një engjëll, jo Ati ose Biri. Së katërti, mesazhi i engjëllit është për faljen e mëkateve dhe jo një lajmërim që të gjitha kishat e kanë gabim. Këto përshkrime gjerësisht divergjente ngrenë çështje serioze për sa i përket vërtetësisë së historisë së Vizionit të Parë të Jozef Smithit. Njerëz të ndryshëm mund të kenë pikëpamje të ndryshme për të njëjtën ngjarje, por kur dikush tregon disa histori kontradiktore për të njëjtën ngjarje, ne kemi të drejtë të dyshojmë si personin ashtu edhe ngjarjen.
Persekutim apo Pranim?
Sot historia e Vizionit të Parë është në papajtueshmëri jo vetëm me datën historikisht të verifikuar të ringjalljes në Palmira, Nju Jork dhe me përshkrimet e hershme të Jozefit në lidhje me ngjarjen, por bie ndesh edhe me atë që dimë rreth viteve të tij të hershme në Palmira. Në versionin e tij zyrtar Jozef Smithi thotë se ai ishte persekutuar nga të gjitha kishat në zonën e tij, «sepse unë vazhdoja të pohoja se kisha parë një vizion». Megjithatë, kjo kundërshtohet nga një shoqërues bashkëkohës i Jozefit. Orsamus Turner, një botues i pasur në Palmira deri më 1822, ishte në një «grup debatues të rinjsh» me Jozef Smithin. Ai kujton që Jozefi «pasi kapi një shkëndijë Metodizmi ... u bë predikues i njohur në takimet e mbrëmjes» (Historia e zhvendosjes pionierë të tregëtisë së Felpsit dhe Gorhamit, 1851, fq. 214). Kështu, në vend të të qenit i kundërshtuar dhe persekutuar siç thotë përshkrimi i tij i 1838-ës, Jozefi ishte i mirëpritur dhe u lejua të predikonte gjatë takimeve të mbrëmjes të Metodistëve. Kjo pikë mbështetet nga historiani i Universitetit të Ri të Brighamit dhe arqipeshkvi i LDS-së Xhejms B. Alen. Aleni në fakt nuk gjeti asgjë për të mbështetur thënien e Jozefit se ai e tregoi historinë e Vizionit të Parë menjëherë pas asaj që ndodhi në 1820-ën dhe persekutimit si rezultat i saj, ngaqë Jozefi po e tregonte historinë dhjetë vjet më vonë.
Faktet janë të pakta nëse ka ndonjë, megjithatë, që në fillim të 1830-ës, Jozef Smithi po e tregonte historinë në publik. Të paktën nëse ai po e tregonte, asnjë nuk duket se e konsideronte aq të rëndësishme në atë kohë që të regjistronte kohën dhe asnjë nuk po e kritikonte për të. Madje as në historinë e vet, Jozefi nuk e përmend të qenit i kritikuar në këtë periudhë, ngaqë tregoi historinë e Vizionit të Parë. («Rëndësia e Vizionit të Parë të Jozef Smithit me Mendimin Mormon» Dialog: Një Gazetë e Mendimit Mormon, Vjeshtë 1966, fq. 30).
Konkluzion
Nga të gjithë linjat e fakteve, nxjerrim që përshkrimi «zyrtar» i historisë së Vizionit të Parë të Jozefit në 1838-ën duket se është mit dhe jo histori:
Konfliktet dhe kontradiktat e dala në dritë nga faktet e mësipërme historike tregojnë se historia e Vizionit të Parë, siç e paraqet sot kisha e Mormonëve, duhet të konsiderohet si shpikje e mendjes shumë imagjinuese të Jozef Smithit. Faktet historike dhe fjalët e vetë Jozefit e diskretitojnë atë.
Përkthimi dhe redaktimi në shqip nga: Sali B. Kaceli
Shënime
1. Xhejms B. Alen profesor në Universitetin e Ri të Brighamit, në Rëndësia e Vizionit të Parë të Jozef Smithit në Mendimin Mormon, Dialog: A Journal of Mormon Thought, Vjeshtë 1966, fq. 29). Alen ishte arqipeshkvi i LDS-së në atë kohë.
2. Për shembull, Për shembull, revista e kishës Mormone The Ensign, prill 1995, nxorri një artikull prej 6 faqesh rëndësinë e Vizionit të Parë të titulluar, "Oh, Sa i bukur ishte Mëngjesi: Lutja e Parë e Jozef Smithit dhe Vizioni i Parë" — nuk dha asnjë informacion për konfliktet serioze mes historisë së Vizionit të Parë të Jozef Smithit dhe fakteve historike.
3. Palmira dh Palmira dhe Mançesteri ishin qytete që u bashkuan shpejt.
4. Lein shkuan Lein shkuan që puna e Zotit në Palmira dhe në rrethinat e saj «filloi në pranverë dhe përparoi gradualisht deri në kohën e takimit tremujor, që mbajtur më 25 dhe 26 shtator 1824. Artikulli i Uein Sentinel deklaron për një reformë që ndodh në këtë qytet të shquar. Dashuria e Zotit ka mbushur zemrat e shumë vetave dhe dhënia e Frymës së Shenjtë duket se ka zënë një pozicion të fortë».
5. Linda King Ne Linda King Neuell dhe Valen Tippets Avery, Mormon Enigma, Emma Hale Smith (Enigma Mormone, Enuma Hele Smith), Universiteti i Shtypit të Ilinoit, botimi i dytë, 1994, fq. 25.
6. Në faqen 78 Kouderi korrigjon një gabim shtypi në lidhje me moshën e Jozefit. Kur Kouderi fillon përshkrimin e origjinës së Mormonëve në faqen 42, ai përmend ringjalljen dhe moshën e Jozefit si katërmbëdhjetë. Në çështjen tjetër, kur ai e vazhdon historinë në faqen 78, ai e daton ringjalljen si të ndodhur në 1823-in dhe korrigjon moshën e Jozefit në shtatëmbëdhjetë vjeç.